Përplasjet mes Policisë shqiptare dhe tifozëve italianë dhe holandezë kanë vijuar deri orët e vona të mbrëmjes së të martës. Në videon e publikuar, shihet se si tifozët e të dyja ekipeve, në lokacione të ndryshme, përplasen me efektivët.

Ata hedhin sende të forta dhe tymëse ndaj uniformave blu, ndërsa këta të fundit i përgjigjen me shkopinj gome. Në pamjet e publikuara gjerësisht në media, shihet se gjatë arrestimit, dy persona të veshur civilë i drejtojnë armën tifozërive, ndërsa arrestojnë dhunshëm disa të tjerë. Ndërkohë faqja “Holigans.CV”, ka publikuar në rrjete sociale foto të dy personave me armën që ia drejtojnë tifozërive.

Kujtojmë se ndeshja mes Feyenoord-it dhe Romës do të luhet këtë të mërkurë në orën 21:00, ndërsa në Tiranë kanë zbarkuar krahas tifozëve që do të jenë të pranishëm në stadium, edhe mijëra të tjerë që do e ndjekin në hapësirat e dedikuar për ndeshjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb