News24 ka qenë sot në shtëpinë e familjes Laçi në Tiranë, ku prej 6 vitesh një grua dhe 2 djemtë adoleshentë mbaheshin të ngujuar nga kryefamiljari.

Siç shihet nga pamjet e sjella nga gazetarja Klodiana Lala, 52-vjeçari i arrestuar sot nga Policia e Tiranës Xherxh (Gjergj) Laçi kishte mbyllur me grila hekuri dhe copa rrobash dritaret dhe çdo mundësi që gruaja dhe dy djemtë e tij të komunikonin me botën e jashtme, teksa i dhunonte dhe i mbante të mbyllur nën kërcënimin e armëve të ftohta.

Shtepia Klodi
Shtepia Klodi

Policia e Shtetit ka pasur disa informacione për bindjet radikale të 52-vjeçarit, por pas denoncimit të një të afërmi të gruas, ka ndërhyrë duke e arrestuar. Gruaja ka reaguar e traumatizuar gjatë arrestimit, ndërsa më pas ka dëshmuar për grupin hetimor dhe iu ka treguar dhe disa foto të bashkëshortit me armë.

Gazetarja Klodiana Lala duke përshkruar gjendjen e banesës, tha se ndihej era e mykut dhe shihet qartë se gruaja dhe dy djemtë jetonin në kushte të mjerueshme.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb