Pamjet që shihni vijnë nga fshati në Remas të Divjakës, ku djali mbyti babain e tij të moshuar. Gazetari Julian Kasapi siguroi për BalkanWeb pamje nga banesa ku ndodhi krimi, ku 58-vjeçari Andrea Stasa, pasi goditi disa herë me grushte të atin, mbyti 85-vjeçarin Mitër Stasa.

Siç shihet edhe nga pamjet, viktima jetonte në kushte të vështira ekonomike në një shtëpi gati të rrënuar, bashkë me dy djemtë e tij, të cilët thuhet se kanë probleme të shëndetit mendor.

Autori, në momentin që është kapur nga policia ka qenë në gjendje të dehur.

“Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.
Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur. Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhej në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: