Real Madrid bën detyrën në shtëpi, duke mundur 2-0 Las Palmas. Pas dështimit në derbi me Atleticon, Los Blancos janë rikthyer te rezultatet pozitive në kampionat.

Ndaj skuadrës modeste të Las Palmas, ekipi i Ancelottit bëri një paraqitje pozitive, në një takim ku rezultati mund të ishte më i thellë. Golat u realizuan nga Diaz dhe Joselu, saktësisht në fundin e pjesës së parë dhe në fillimin e pjesës së dytë.

Lajm i mirë për tifozët e gjigandëve të Madridit është edhe rikthimi i Vinicius, ku sonte pati diçka më pak se një pjesë lojë për brazilianin që tashmë ka hedhur pas shpine dëmtimin. Sa i takon renditjes, Reali është në pozicionin e dytë, sakaq Las Palmas endet në vendet e fundit të tabelës. Në ndeshjet e tjera të La Liga, Atletico Bilbao – Getafe u mbyll 2-2, ndërsa Villareal – Girona përfundoi me shifrat 1-2.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb