DIBËR

Ndonëse situata e krijuar nga Koronavirusi po bëhet gjithnjë e më problematike me shtimin edhe të 10 rasteve të reja këtë të premte, qytetarët e Peshkopisë si duket ende nuk e kanë marrë seriozisht.

Ata kanë dalë në bulevardin “Elez Isufi” të qytetit verilindor si të ishte një ditë e zakonshme. Ndonëse qytetarët shprehen se ndjehen të frikësuar, shumë pak prej tyre kanë vendosur maska apo mbajnë doreza. Ka nga ata qytetarë që thonë se po nuk ju shkoi virusi në derë, nuk e marrin seriozisht. Ndërkohë, Dibra ka komunikim edhe me Maqedoninë e Veriut, në të cilën janë shfaqur deri tani 9 raste me Covid-19.

Në Dibrën e Shqipërisë ende nuk ka asnjë rast me koronavirus kurse në Dibrën e Madhe të Maqedonisë së Veriut u shfaqën disa raste që kishin ardhur nga Italia. Në Shqipëri numri i të prekurve ka shkuar në 33 teksa Dibra nuk është në 8 qarqet e masave për kufizimin e transportit publik apo ndalimin e qarkullimit të automjeteve private.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb