Një kabëll elektrik është djegur në shkollën numër 3, në qytetin e Laçit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar panik te nxënësit, të cilët janë nxjerrë menjëherë jashtë.

Shkak i djegies së kabllit elektrik ka qenë një defekt në sistemin elektrik të shkollës. “BalkanWeb” sjell video nga shkolla, ku shihet se djegia e kabëllit elektrik ka shkaktuar flakë brenda shkollës, duke nxirë gjithë pjesën e murit.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb