VLORË

Një makinë luksoze është djegur pjesërisht në qytetin e Vlorës.

Gazetari Enrik Mehmeti sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa thekson se makina tip “Range Rover” i përket modeles së njohur, Françeska Jaçe.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”, në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb