Është shoqëruar me tensione numërimi i votave në një qendër numërimi në Delvinë. Gazetarja Shpresa Dine sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb” nga KZAZ nr. 89, ku prek i kësaj zone administrimi zgjedhor pretendon se kanë hyrë brenda njerëz me autorizime të rreme.

Kjo ka bërë që numëruesit e Bashkisë Delvinë të përfshihen në debate të forta me njëri-tjetrin, gjë që ka ndikuar në ngadalësimin e procesit të numërimit. Diskutimi me tone të larta ka nisur mes komisionerit të KZAZ-së dhe kryetares së bashkisë Delvinë.

Shkak ishte zhurma që bëhej në ambient, pasi në qendrën e numërimit ishin shumë persona. Sipas kryetarit të KZAZ-së, Petrit Haniti, disa prej tyre kanë hyrë me autorizime false. Në video, ai dëgjohet t’u bërtasë vëzhguesve dhe t’u kërkojë të dalin jashtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: