Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ishte shumë i pushtuar nga emocionet, teksa fliste sot në një intervistë për LBC për situatën në Afganistan dhe rënien e këtij shteti në duart e talebanëve.

Duke iu drejtuar opinionit, Wallace pranoi se “disa njerëz nuk do të kthehen nga Afganistani”, dhe se është pikëllues fakti që “Perëndimi e ka lënë këtë shtet në pozitë të palakmueshme”.

“Është e trishtueshme që Perëndimi ka bërë atë dhe duhet të japim gjithçka nga vetja që të tërheqim sa më shumë njerëz dhe t’i përmbahemi obligimeve tona. Disa njerëz nuk do të kthehen dhe për këtë duhet të japim gjithçka nga vetja në vendet e treta që t’i gëzojmë”, ka shtuar Wallace.

Wallace, që më herët kishte shërbyer në Gardën e Skocisë, ka folur për përpjekjet për evakuimin e afganëve pas ardhjes së talebanëve në pushtet.

Ai konsideron se në qytet gjenden rreth 4.000 shtetas britanikë dhe afganë besnikë, të cilët kanë nevojë të evakuohen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb