Inter ka pësuar një disfatë të papritur në shtëpi në Serie A, 0-1 nga Empoli. Pjesa e parë ishte shumë komplekse për zikaltërit, të cilët goditën vetëm një herë portën e kundërshtarit, kundrejt 4 tentativave të mysafirëve.

Sfida do vështirësohej shumë në minutën e 40-të, pasi Milan Skriniar ndërhyn ashpër ndaj një rivali dhe arbitri nxjerr menjëherë kartonin e kuq, ose ndryshe i dyti i verdhë për sllovakun.

Në minutën e 66-të, mesfushori kuqezi Nedim Bajrami dha një pasim për Baldanzin, i cili nuk fali para portës së Onanas.

Në pjesën e dytë luajti edhe Kristjan Asllani, pa lënë ndonjë gjurmë. Skuadra e Inzaghit renditet e 3-ta, Empoli e 9-ta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: