Teksa jemi në kohë pandemie, dhe të diktuar nga rregullat anti-covid, këto pamje brenda një qendre shëndetësore në Tiranë tregojnë krejt të kundërtën.

‘BalkanWeb’ ka siguruar disa pamje nga brenda qendrës shëndetësore nr.3 në kryeqytet, ku të moshuarit presin në radhë për t’u vaksinuar, por pa ruajtur distancën mes tyre.

Një qytetar, që pret në radhë bashkë me familjarin e tij për ta vaksinuar, tregon për ‘BalkanWeb’ se nuk po respektohet distanca dhe nuk ka as rregull, ndërsa janë të detyruar që të presin me orë të tëra deri sa t’i vijë radha të moshuarit. Kujtojmë se sot nisi procesi masiv i vaksinimit për të moshuarit mbi 70 vjeç.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb