Eurodeputeti slloven Lojze Peterle gjeti një mënyrë të veçantë për të përshëndetur kolegët parlamentarë në seancën e fundit të kësaj legjislature të Parlamentit Europian. Peterle luajti me Harmonikë “Odën e Gëzimit” të Bet’hovenit, e njohur edhe si himni i Bashkimit Europian.

Te nderuar kolege. Ky është vendimi ynë i fundit ne kete parlament dhe unë do doja t’ju falenderoja për 5 vitet e bashkimit dhe diversitetit. Eshë përgjegjësi e jona të mbajmë të bashkuar europën. Të rindërtojmë Notre Damin dhe gëzuar Pashkët.

Peterle, i cili ka qenë edhe Kryeministër i Sllovenisë iu bëri thirrje vendeve anëtare të unionit të punojnë për t’a mbajtur të bashkuar Europën. Zgjedhjet për Parlamentin Europian zhvillohen nga 23 deri ne 26 Maj.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb