Nuk është dita e Marash Kumbullës. Ndeshja shtëpiake e Romës me Sassuolon ka përfunduar pas 44 minutash për mbrojtësin e Shqipërisë. Kumbulla, në përpjekje për të mbrojtur një top, goditi Berardin. Arbitri akordoi penallti, ndërkohë që nuk mungoi kartoni i kuq për futbollistin e përfaqësueses tonë.

Trajneri Mourinho e ka preferuar Kumbullën vetëm disa herë këtë sezon, pasi ka menduar se të tjera alternativa janë të duhura. Ky episod me shumë mundësi do i kushtojë shumë lojtarit, duke ditur edhe karakterin e teknikut portugez.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: