Dita e sotme ka qenë e pafat për futbollistët shqiptarë në kategorinë e dytë turke. Boluspor i Selmanit, Roshit e Bregut është mundur nga Altinordu në transfertë me shifrat 2-1 me gol në minutat shtesë të takimit. Një ndeshje ku shqiptarët kanë qenë protagonistë, por jo plotësisht ashtu siç do të dëshironin.

Me shifrat 1-1 dhe me Boluspor me 10 lojtarë, Odise Roshi bëri një nga shpërthimet e tij të zakonshme në të djathtë dhe u pengua në mënyrë të parregullt në zonën e rreptësisë duke fituar penallti për skuadrën e tij.

Te pika e bardhë u shfaq Bregu, i cili kishte mundësinë të kalonte në avantazh skuadrën e Boluspor. Por gjuajtja e tij u neutralizua nga portieri kundërshtar, duke shpërdoruar kështu një mundësi të mirë për të vazhduar një seri ndeshjesh pozitive për fantazistin vlonjat i cili dukej sikur kishte gjetur përsëri ritmin e tij të zakonshëm.

Pas këtij episodi, ai u zëvendësua menjëherë nga trajneri, i cili bëri ndryshim taktik për të mbuluar boshllëqet nga inferioriteti numerik. Por Boluspor nuk ai doli që të ruante të paktën barazimin dhe pësoi gol në minutën e 94-t të sfidës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb