Një ngjarje e rëndë në kufijtë e makabritetit ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Bucimas të Pogradecit.

Olsi Cekici, 44 vjec, që kishte probleme të shëndetit mendor, i ka prerë kokën nënës së tij dhe më pas e ka varur atë në derën e shtëpisë.

Edhe vetë policia e ka pasur të rëndë, kur është përballur me ngjarjen horror.

Sic mund të shikoni në pamje, policia tashmë është në vendngjarje.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Bucimas të Pogradecit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb