“Djalli” zgjohet në Milano, thyen Spal dhe rikthehet më në fund te fitorja, çdo rezultat tjetër do të ishte një zhgënjim i jashtëzakonshëm. Stefano Pioli shijon fitoren e parë në bankinën kuqezi, një fitore që jep sadopak moral përpara një kalendari shumë të vështirë. Për herë të parë në këtë sezon, Pioli vendos të lë në stol Suson, hodhi në fushë një formacion shumë ndryshe por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës.

Futja në fushë e fantazistit spanjoll në minutën e 57-të rezultoi lëvizja trepikëshe pasi ishte pikërisht Suso ai i cili zhbllokoi sfidën me një ekzekutim fantastik nga goditja e dënimit. Berisha u hipnotizua nga goditja e spanjollit, thjesht shoqëroi me një shikim dëshpërues topin që përfundoi në rrjetë. Milan ruajti me fanatizëm këtë gol që i dhuroi një fitore shpresëdhënëse pasi përtej këtij suksesi të detyrueshëm kuqezinjtë ndodhen në vendin e 10-të në kuotën e 13 pikëve.

Berisha
Berisha

Humbja përballë Milanit zhyt gjithnjë e më shumë poshtë Spal, vetëm Berisha nuk mjafton, sërish gardiani kuqezi ishte lojtari më i vlerësuar për ekipit e tij: “Më pozitivi, pavarësisht se Milani nuk është aq dominues. Ndërhyn në disa raste, bllokon mirë dhe Paquetan që iu shfaq përpara, nota 6,5 për Berishën”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb