Ndonëse qeveria mbylli të gjitha lokalet dhe baret në të gjithë vendin, për shkak të masave për frenimin e COVID-19, një tjetër rast flagrant është zbuluar në Elbasan. Gazetari Fatmir Popja bën me dije për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për një lokal në lagjen “Aqif Pasah”.

Mësohet se një lokal qëndronte i hapur në kundërshtim me rregullat, ndërkohë që pronari i këtij biznesi është gjobitur, ndërsa në polici kanë përfunduar dhe klientët që u kapën në flagrancë teksa pinin kafe.

Siç shihet dhe nga pamjet që publikon ‘BalkanWeb’, punonjës të policisë, pasi kanë pikasur lokalin, kanë ngritur qepenin e tij, dhe brenda ambienteve të tij kanë gjetur disa persona.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb