Në ditën e tij të fundit të plotë në detyrë, presidenti në largim Donald Trump mbajti një fjalim lamtumire nga Shtëpia e Bardhë.

Në mesazhin e fundit vetëm një ditë para inaugurimit të Presidentit të ri, Joe Biden, Trump foli me një ton ende sfidues, në videon e publikuar përmes llogarive zyrtare të qeverisë në mediat sociale.

“Ne bëmë atë që kemi ardhur këtu për të bërë dhe shumë më tepër. Unë mora betejat e vështira, luftimet më të vështira, zgjedhjet më të vështira, sepse për këtë më zgjodhët të bëj”, tha ai.

Ai paralajmëroi se “rreziku më i madh” që tani përballet vendi ishte “një humbje e besimit në madhështinë tonë kombëtare”.

Ai shtoi: “Unë jam veçanërisht krenar që jam presidenti i parë në dekada që nuk ka filluar asnjë luftë të re.”

Duke iu referuar trazirave në Kapitolin e SHBA në 6 Janar, ai tha: “Të gjithë Amerikanët u tmerruan nga sulmi ndaj Kapitolit … Nuk mund të tolerohet kurrë.”

Trump pranoi që një administratë e re do të merrte detyrën, por tha: “Unë dua që ju të dini se lëvizja që kemi nisur, është vetëm në fillim”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb