Napoli nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Bolognan, në sfidën e javës së parafundit të Serie A. Napoletanët shpërdoruan avantazhin e dyfishtë në Stadio Renato Dall’Ara (Bologna), duke i dhënë mundësinë vendasve të marrin një pikë.

Ekipi i Spalletit shënoi pas 14 minutash lojë me Osimhen. Sulmuesi nga Nigeria “tundi rrjetën” sërish në minutën e 54-të, pas një asisti të Bereszynski B.

Bologna shkurtoi diferencat menjëherë me Ferguson ndërsa në fund De Silvestri vulosi përfundimisht shifrat në 2-2. Ky takim nuk kishte ndonjë vlerë të veçantë për asnjërën nga skuadrat, pasi Napoli ka fituar titullin kampion dhe skuadra e Mottas është e qetë në mesin e renditjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: