Giacomo Vrioni protagonist.Lojtari shqiptar ka shënuar 2 gola në takimin e skuadrës së tij, Tirol, ndaj LASK. Në sfidën e vlefshme për Bundesligën austriake, sulmuesi gjeti rrugën e rrjetës pas 10 minutash lojë.

 

 

Goli i dytë i vendasve do vinte nga Sabitzer në të 28-tën, ndërsa 3 minuta më pas, do ishte sërish Vrioni që do çonte topin pas shpinës së portierit.

23 vjeçari kuqezi po luan sezonin e tij të parë me këtë fanellë. Më parë ka luajtur për Cittadella, Venezia, apo Pistoiese.

Tirol është i pari me 24 pikë. Takimi i radhës është ndaj Admira.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb