Nuk kanë asnjë arsye të fshihen më, fundja janë Milan, një ekip që titullin dhe suksesin e kanë skalitur ndër vite histori. Nuk ishte sezoni për të ëndërruar gjëra të mëdha por me Ibrën në fushë asgjë nuk është e pamundur, nuk është i pamundur as titulli në Serie A dhe prova më e qartë ishte fitorja në transfertë përballë Napoli. 20 ndeshje radhazi pa pësuar humbje në kampionat janë shifra që flasin për një ekip që ka gjithçka duhet të synuar majat. Lideri absolut i këtij ekipi është padiskutim Zllatan Ibrahimovic, por thelbësorë në sukseset e këtij ekipi nuk është vetëm suedezi, Pioli me qetësi e maturi ka ndërtuar një ekip me personalitet, me lojtarë ekspert e shumë talente, të gjithë ketë faktorë kanë bërë që tifozët kuqezi me të drejtë të besojnë tek titulli.

“San Paolo” ishte një test forcë, ku Ibra i dha më shumë besim ekipit duke kaluar kuqezinjtë në avantazh në minutën e 20-të, kros perfekt i Hernadez dhe një finalizim i bukur me kokë. Në fraksionin e dytë ishte sërish Ibra, këtë herë ndoqi mirë aksionin dhe me gju devijoj topin në rrjetë duke dyshuar shifrat në minutën e 54-ët, goli i dhjetë në tetë ndeshje. Napoli u fut sërish në lojë me Dries Mertens që ngushtoi shifrat në minutën e 63-të. Gattuso nuk kishte kohë as të festonte teksa dy minuta më pas Bakayoko u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Ibra
Ibra

Në një ndeshje kaq përcaktuese, lajmi i vetëm negativ ishte dëmtimi i Ibrës, gjigandi suedez u detyrua të linte fushën pas një shqetësimi muskulorë në kofshën e majtë. Në fund, në minutën e 95-të ishte talente Hauge ai i cili sigloi shifrat përfundimtare në 1-3 duke mbajtur Milan në krye në kuotën e 20-të pikëve, dy më shumë se Sassuolo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb