Është shumë e vështirë ti gjesh një rival PSG në Francë, këtë “sheikët” e vërtetuan menjëherë duke mposhtur Nantes në finalen e SuperKupës në një ndeshje pa shumë histori e fituar me “poker” golash.

Pa Mbappe të skualifikuar, Messi kaloi PSG në avantazh në minutën e 22-të ndërsa në limitet e pjesës së parë ishte Neymar që dyfishojë shifrat. Me fillimin e pjesës së dytë, Sergio Ramos realizoi një gol fantastik me thembër ndërsa “pokerin” e plotësojë Neymar në minutën e 82-të duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Për PSG ky ishte suksesi i 11 në Superkupë.

Në përfundim të ndeshjes, Neymar u shpreh i bindur se PSG do të arrijë suksese të rëndësishme nëse së bashku me Messi dhe Mbappe do të jenë në formë: “A ka ndryshuar Messi? Njerëzit flasin shumë, por nuk e dinë se çfarë ndodh. Leo do të jetë Leo gjithmonë, nuk ndryshon, është gjithnjë ai lojtar që bën diferencën. Shpresojë që të vazhdojmë kështu gjatë gjithë sezonit. Besoj se nëse gjithçka shkon mirë për mua, Mbappe e Messi, do të jetë një gjë e mirë për PSG”, u shpreh Neymar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: