TIRANE- Ndryshe nga ç’mund të mendohej, Adriatik Llalla që drejtoi për pesë vite Prokurorinë e Përgjithshme ka dalë i qeshur nga zyra e tij.

Gazetarja Klodiana Lala tregon për “BalkanWeb” të gjitha detajet e takimit të tij me Kryeprokuroren e re, por edhe momentet kur ka dalë nga zyra për tu larguar përgjithmonë që aty.

“BalkanWeb” mëson se zoti Llalla ka zhvilluar një takim prej 25 minutash me Arta Markun, e më pas i ka dorëzuar çelësat.

Në dalje ai ka thënë pak fjalë për gazetarët: “Mirupafshim dhe shihemi”, e më pas është drejtuar tek makina e rij për të mbyllur një kapitull jo pak të vështirë në krye të organit të akuzës.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb