Borussia Dortmund ka marrë kreun e Bundesligës gjermane, pasi këtë pasdite triumfoi me shifrat e thella 6-1 me Koln.

Ekipi nga Signal Iduna Park mbylli llogaritë e ndeshjes që në minutën e 36-të, duke shënuar katër herë me Gerreiro, Haller, Reus dhe Malen. Goli i Selke në minutën e 42-të do shërbente për të ngushëllyer skuadrën e Baumgart.

Në pjesën e dytë, ekipi i Terzic do takohej me golin edhe 2 herë të tjera, falë Haller dhe Reus. Dortmund kryeson me 53 pikë, një më shumë se Bayern Munchen, e cila akoma s’ka luajtur sfidën e kësaj jave. Koln endet në 10-shen e dytë të tabelës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: