Dortmund i vendit të dytë ka barazuar me pikë Bayernin kryesues, pas asaj fitorje 4-1 ndaj Herthas së Berlinit.

Verdhezinjtë nga Signal Iduna Park realizuan dy herë me Adeyemi dhe Malen brenda gjysmë ore loje, duke vendosur kështu ndeshjen në shinat e duhura. Goli i Tousart rihapi përkohësisht takimin, pasi Reus në fund hipotekoi fitoren. Në limite erdhi edhe goli i Brandt.

Ekipi i Terzic po luan mjaft mirë edhe në arenën ndërkombëtare, teksa pak ditë më parë fitoi me Chelsean minimalisht 0-1.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb