Kur mbeten edhe 5 javë deri në mbyllje të Bundesligës, Borussia Dortmund nuk dorëzohet në luftën për titull. Verdhezinjtë fituan 0-2 në Stuttgart, duke ngushtuar në 6 pikë me Bayern, me këtë të fundit që do të luajë nesër në shtëpi me Augsburg.

Dortmund shënoi nga një gol për secilën pjesë loje, me të njëjtin autor, Brandt. Ai realizoi në minutën e 12-të pas pasimit të Haaland, ndërsa në të dytën ishte Reus që shërbeu dhe Brandt shënoi në 71’. Në fund, Haaland vuri “firmën” e tij, por VAR e anuloi për jashtë loje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb