Dortmund triumfon 1-2 në fushën e Mainz, në një ndeshje mjaft të vuajtur. Ekipi i Terziç u befasua shumë shpejt, që në minutën e dytë. Lee Jae Sung zhbllokoi shifrat, pas një asisti të Fernandes. Julian Ryerson, mesfushori 25-vjeçar nga Norvegjia vendos ekuilibrat menjëherë, në minutën e katërt.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat do ndërmerrnin iniciativën për të provuar të marrin 3 pikët, por vetëm në fund verdhezinjtë do zgjidhnin sfidën me Reynan.

Dortmund pozicionohet në vendin e 3-të me 31 pikë, 5 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Bayern. Mainz është në vendin e 12-të me 20 pikë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: