Dortmund ka marrë një triumf bindës ndaj Greuther Furth 1-3 në shtëpinë e kësaj të fundit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e një goli të vërdhezinjve. Autor ishte Brandt, në minutën e 26-të. Vendasit do vendosnin ekuilibrat me Ngankamm, në të 70-tën.

Dortmund do reagonte menjëherë, me 2 gola të shpejtë të Brandt dhe Passlack. Do kishte edhe një “rrjetë” të katërt për djemtë e Rose, por do anullohej nga kryesori.

Ekipi nga Signal Iduna Park është në vendin e dytë me 66 pikë. Gruether Furth është e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb