Pamje dramatike vijnë nga zonat e dëmtuara nga tërmeti që goditi dje Turqinë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet një vajzë e vogël nën rrënoja që qan dhe lutet për ndihmë, ndërsa në krah mban një bebe të vogël.

“Nuk po duroj dot më. Pse nuk po vijnë”, dëgjohet teksa shprehet vajza, ndërkohë që disa persona që tentojnë ta ndihmojnë e pyesin se si është foshnja. “U lodh duke qarë. Nuk po qan më”, thotë vajza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb