Bylis nuk dorëzohet, besoi deri në fund dhe e kthen në festë sfidën kundër Kukësit duke i marrë verilindorëve një pikë në sekondat e fundit të shtesë. Në një ndeshje me shumë emocione dhe raste pafund, ky ishte fundi më dramatik që mund të mund ti rezervonin dy ekipet. Shpesh futbolli është i padrejtë por ky nuk ishte një nga ato raste pasi ballshiotët krijuan shumë në këtë takim, ishin të pafat duke goditur 2 herë tranversën ndërsa në fund predha e Mocone dërgoi gjërat në vend duke ndarë ekipet në paqe. Grinda dhe dëshira e ekipit të Dovedan u pa që në fillim, që në minutën e parë ku Bajrman kërcënoi menjëherë portën e Xhikës. Ballshiotet shtuan edhe më shumë presionin në zonën e Kukësit, në minutën e 11-të Guindo është i pafat teksa sheh që topi i goditur nga jashtë zonës përplaset në traversë. Tre minuta më pas sërish Bylis, kërcënoi portën e Xhikës me portierin e Kukësit që në pozicion shmangu një rast të rrezikshëm.

Në momentin më të mirë të Bylis, në zbritjen e parë në sulm, Kukësi arrin të kaloj në avantazh me një perlë të Mustës, një gol që i dha qetësinë e duhur ekipit të Duros për të administruar si duhet këtë transfertë delikate. Pak minuta më vonë ishte Abazaj që provoi nga goditja e dënimit por Hidi reagoi saktë duke mbajtur Bylis në lojë. E pabesueshme ajo që ndodh në minutën e 41-të, Mocone nga goditja e dënimit përplas topin në trekëndësh por më pas as Guindo nuk arrin të kthej në kudrat duke shpërdoruar një rast të artë për të rikthyer baraspeshën në “Adush Muça”.

Kukesi Pj1
Kukesi Pj1

Shpëtim Duro e nis shpejt pjesën e dytë me zëvendësim duke larguar Rrocën për Lulaj por sërish ato që i shkojnë pranë golit të barazimit ishin ballshiotët me një zbritje të bukur në minutën e 53-të por Murataj nuk arrin të kaloj portierin Xhika. Zëvendësimet e shpeshta dhe lodhja ulën ndjeshëm ritmin e lojës me kalimin e minutave por në të 82-tën ishte Ethemi ai i cili u shfaq i vetëm përballë portierit Hidi, goditja e mesfushorit përfundoi mbi pak mbi traversë.

Atëherë kur gjithçka po shkonte drejtë fundit, në minutën e 94-ët, Mocone merr një top brenda në zonë dhe me një kthesë potente mposht më në fund portierin Xhika duke i dhënë Bylis një pikë që dukej e pashpresë. Kukësi sheh ti ikin nga duart dy pikë shumë të rëndësishme në vigjilje të sfidës përballë Tiranës, nuk arrin të shkëputet nga bardheblutë por sërish i pret si kryesues.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb