Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri malazez, shqiptari Dritan Abazoviç, ishin sot të pranishëm në ceremoninë e hapjes së pikës së përbashkët kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në Grabom të Malësisë së Madhe.

Në videon që “BalkanWeb” sjell më poshtë shihet momenti kur Rama thërret zv.kryeministrin Abazoviç për të prerë shiritin e pikës së përbashkët kufitare mes dy vendeve.

Siç e shihni në video, Rama i drejtohet Abazoviç me fjalët “Dritan, hajde këtu”, ndërsa i merr dorën dhe i jep gërshërët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb