Shqiptarët e bëjnë më së miri show-n edhe në SHBA. Asnjëherë më parë një emision në Amerikë nuk ka frymuar kaq shumë shqip, sa episodi i radhës i “The Untitled Action Bronson Show”, i 19 dhjetorit i reperit me origjinë shqiptare Action Bronson.

Bronson, bashkë me Dua Lipën, artistët shqiptarë Merita Halili e Raif Hyseni dhe band-in e tyre, mbrëmë kanë sjellë në emisionin 30 minutësh ushqim shqiptar dhe melodi si “Doli goca n’penxhere”. Artistët shqiptarë kanë ndezur atmosferën duke dhuruar spektakël me ritme popullore të Shqipërisë së Mesme.

Dua Lipa ka gatuar një pite bashkë me Action Bronson- emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani. Madje Astion Bronson ka bërë edhe ironi duke thënë se nuk e di gjuhën shqipe dhe i vjen turp ta flasë këtë gjuhë.

Shikojeni videon nga minuta 09:90 Merita duke kënduar dhe Dua duke vallëzuar.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb