“Dua një shtëpi”! Ky ishte apeli që lëshoi kohë më parë në News24, Fatjon Islami, por sot ai ka marrë lajmin e gëzuar.

Emigrantja Pranvera Sadria Smith, me banim në Britaninë e Madhe, ka mbërritur në familjen Islami për të dhënë lajmin e mirë për Fatjonin dhe familjen e tij.

Znonja Sadria Smith së bashku me familjen Islami ju drejtuan banesës së re, duke lënë pas kujtimet e hidhura në ish-kampin e kosovarëve.

Me t’u përballur me mjediset e reja të kësaj banese në një nga pallatet në qendër të qytetit, familja Islami është befasuar nga surpriza e këndshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb