VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar sot një person të shumëkërkuar dhe të konsideruar të rrezikshëm për shoqërinë i arratisur prej 5 vitesh nga burgu i Kavajës. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Klejvis Gjatari i cili akuzohej për dhjetëra krime, si vrasje, plagosje, vjedhje me dhunë, pengmarrje, armëmbajtje pa leje etj.

Gjatari është gjetur në lagjen “Ujë i Ftohtë” në Vlorë dhe është dërguar më pas në Komisariat, ndërsa të paktën 8 policë e shoqëronin. I veshur me një kostum sportiv ushtarak, me pranga në duar dhe pas shpine, ai është futur në komisariat dhe më pas do të dërgohet në burg për të vuajtur dënimin për veprat penale për të cilat akuzohet.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1298160536899567/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Ky person konsiderohej nga policia me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa është autor i ngjarjeve të listuara si më poshtë:

– Në Shtator të vitit 2012, është shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” në Kavajë, për të cilën është dënuar me 4 vite e 10 muaj burg. (Vend në të cilin vuante dënimin për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”).

– Në Maj të vitit 2016, është autor i ngjarjes së ndodhur në “Plazhin e Ri”, ku në bashkëpunim me shtetasit D.Rrapaj dhe A.Gjatari, kanë marrë me forcë në mjetin e tyre shtetasin Y.K., duke e kanosur atë me armë zjarri.

(Ngjarje për të cilën i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Armëmbajtje pa leje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”).

– Në Tetor të vitit 2016, është autorë i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ku për motive të dobëta, në një lokal ka plagosur me armë zjarri shtetasin F.M.

(“Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje”).

– Në Tetor të vitit 2016, është autorë i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Ujë i ftohtë”, ku në bashkëpunim me shtetasin O.Shehu, i kanë vjedhur me dhunë shtetasit F.M., automjetin tip “Audi”, dhe kanë tentuar ta vrasin me armë zjarri këtë të fundit.

(Ngjarje për të cilën i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje”, “Vjedhje me dhunë, e kryer në bashkëpunim”).

– Në Dhjetor të vitit 2016, është autorë i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku në bashkëpunim me persona të tjerë, i ka marrë me dhunë në rrugë shtetasit V.F., automjetin tip “Benz” në pronësi të këtij të fundit. (“Vjedhje me dhunë, e kryer në bashkëpunim”).

Gjithashtu, ky shtetas figuron person me precedent kriminal dhe penal në shtetin italian, për veprën penale të “Vrasjes”.

Nga hetimet e kryera, për shkak të probleme me drejtësinë shqiptare dhe të huaj, ky shtetas ka përdorur disa gjeneralitete të tjera si: Erion GJATARI, Eri GJATA, Erion SUAL.

Dyshohet se ky shtetas gjatë kohës që ka qenë në kërkim është përfshirë në vepra të tjera të rënda kriminale, për të cilat Policia e Vlorës po punon intensivisht për dokumentimin e plotë ligjor të tyre.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: