Fitorja kundër Tiranës mban Teutën në valle për një vend në Europë, një fitore që i shërben shumë edhe në aspektin psikologjik. Edi Martini kërkon të shfrytëzoj këtë moment pozitiv ndërsa kërkon nga ekipi 3 pikët me çdo kusht përballë Luftëtarit:

Teuta vijon të jetë në garë për të siguruar një vend në Europë si nga Kupa ashtu edhe nga kampionati, nëse i duhet të zgjedh, Martini kërkon Kupën. Tekniku shkodran ishte i qartë në konferencën për shtyp kur theksoi se ndaj Luftëtarit nuk do të bëj rotacion në formacion por do të hedh në fushë më të mirët për ti marrë maksimumin këtij takimi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb