Kukësi nuk është as i bukur e as dominues por për fatin e mirë të Shpëtim Duros, Flamurtari shpërdoroi pafund në një ndeshje ku mbase meritonin diçka më shumë. Kukësi i falet Mirlind Dakut, autori i golit 3-pikësh por heroi i ekipit verilindorë ishte pa diskutim portieri Xhika.
Makthet e dëmtimeve nuk i ndahen Kukësit as përballë Flamurtarit, ku si të mos mjaftonin mungesat e Obanor dhe Shkurtaj, Duro humbi edhe shërbimet e Abazajt i cili u largua nga fusha pas vetëm 11 minutash lojë. Ndryshe nga se pritej, Kukësi kishte përballë një ekip të motivuar në maksimum, Flamurtari ishte dominues gjatë pjesës së parë duke krijuar disa raste për shënim, Sukaj dhe Hoxhaj ishin rrezik konstant në portën e Xhikës. Për fatin e mirë të Shpëtim Duros, Mirlind Daku shndërroi në gol një nga të paktet raste që krijuan verilindorët, një fitore që i mban në garë për objektiva të rëndësishëm. Shpëtim Duro qan dëmtimet e shumta por kapet fort pas këtij 3-pikëshi:

Sinkron

Në 11 javë kampionat, Kukësit ka siguruar 5 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje, 17 pikë në total. Në pritje të pauzës që sjell grumbullimi i Kombëtares, një mundësi për të rikuperuar lojtarët e dëmtuar, Kukësit duhet të bëjë llogaritë ketë javë me Laçin, ekipi më në formë për momentin në Superligë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: