Dy aksidente të njëpasnjëshme janë regjistruar sot pranë mbikalimit të Fllakës në autostradën Tiranë-Durrës.
Për pasojë, është krijuar një radhë e gjatë makinash, duke sjellë trafik, siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb.
Nga të dhënat e para, të përfshirë në total janë 8 automjete.
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, raportohet vetëm për dëme materiale. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidenteve dhe lirimin e trafikut.
(BalkanWeb)