Kosova ka humbur  2-1 në Windsor Park (Belfast) ndaj Irlandës së Veriut, sfidën e vlefshme për Nations League.

Dardanët e nisin shumë mirë ndeshjen dhe mund të merrin epërsinë që në minutën e pestë. Milot Rashica gjendet mrekullisht me topin në këmbë shumë afër portës, por goditja e tij lë për të dëshiruar.

Ekipi i Giresse ka një tjetër mundësi të artë në minutën e 12-të, por tani është Vedat Muriqi që provon me kokë, por pa rezultat.

Vendasit zgjohen dhe “kërcënojnë” portën e mbrojtur nga Muric në minutën e 39-të me Dion Charles.

Pjesa e dytë do fillonte shumë mirë për mysafirët, teksa do vinte goli magjik i Vedat Muriqit.Ekipi i Baraclough do vendoste ekuilibrat me Whyte G, 10 minuta nga fundi, ndërsa 3 pikët kësaj përfaqësueseje do ia jepte Magennis (90+)

Sfida e radhës për Kosovën është në shtëpi ndaj Qipros, ndërsa Irlanda e Veriut udhëton në Greqi.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: