Tirana del me 3 pikë nga transferta e Erzenit, pas fitores 0-2. Ekipi nga Shijaku do e niste menjëherë në sulm sfidën, Nonato la një shans të artë, duke mos mposhtur dot Visar Bekaj.

Në minutën e 14-të, Kadriu do provonte të zgjidhte gjithccka me një goditje interesante, sërish pa rezultat. 7 minuta më pas, Ademi ndalet vetëm nga traversa.

Në fillimin e pjesës së dytë, një tjetër traversë shkakton drithërima, por Gjumsi nuk koordinohet siç duhet me kokë.

Tekniku i bardhebluve, Orges Shehi aktivizoi në minutën e 68-të Kristal Abazaj, me këtë të fundit që debuton kështu me këtë skuadër.

Krasniqi do prekte topin me dorë në zonë dhe u akordua penallti. Tirana do takohej me golat në fund (83’ penallti, 90+), falë dopietës së Hasanit.

Skuadra nga kryeqyteti kryeson me 34 pikë, Erzeni renditet në vendin e pestë me 26 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: