Pamjet që shihni tregojnë se si 3 vajza italiane vjedhin në një argjendari në Vlorë. Ngjarja ndodhi në qytetin bregdetar. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për BalkanWeb pamjet e sigurisë së argjendarisë, ku shihet qartë se si një prej vajzave fut një byzylyk në xhepin e xhupit. Ndërkohë, dy vajzat e tjera flisnin me shitësen për ta shpërqendruar.

Vlera e byzylykut me diamante ishte tejet e lartë dhe u zbulua vetëm pas ikjes së tyre nga dyqani. Pas vjedhjes pronarët e dyqanit kërkuan ndihmë për të identifikuar 3 vajzat që flisnin italisht. Qytetarët arritën që t’i identifikonin dhe 3 hajdutet u kapën duke ikur nga porti i Vlorës.

Policia i ka ndaluar menjëherë në terminal, ndërsa pas marrjes në pyetje ato kanë deklaruar se kanë mbërritur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës dhe kanë pranuar autorësinë e vjedhjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb