Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me sulmin e shqiptarëve në Mitrovicë. Mediat më Kosovë shkruajnë se sipas autoriteteve dy shqiptarët që u sulmuan në Mitrovicën e Veriut janë nga Podujeva.

Gjithashtu theksohet se kanë qenë një grup kriminelesh të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer. Siç duket nga pamjet, shihet edhe momenti kur njëri prej autori iu është afruar shqiptarëve dhe i ka goditur, më pas janë afruar me shpejtësi persona të tjerë duke i dhunuar fizikisht.

Lidhur me këtë ngjarje pati edhe një reagim edhe nga Ministri i Brendshëm dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, të cilët dënuan sulmin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: