DURRËS

Një 33-vjeçar është arrestuar sot në Durrës. Ai ishte shpallur më parë në kërkim për mbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në korrik të 2017 për 33-vjeçarin me iniciale A.D.

Njoftimi i policisë:

“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim . Një tjetër person i kërkuar për trafik të narkotikëve vihet në pranga. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve , në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim , kapën dhe ndaluan shtetasin :

-A.D.,33 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth, Durrës. Kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në datë 01.07.2017  ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg “, për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë  për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb