Sot është përkujtuar dy-vjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit dhe studiuesit poliedrik, Moikom Zeqos.

Gjatë fjalës së tij historiani Pëllumb Xhufi theksoi se jo çdokush mund të kuptojë veprat e Zeqos, i cili kishte informacione të panumërta në fjalitë e tij.

“Mora përsipër që të them diçka për të. Jam i ndërgjegjshëm për kufizimet e mia, do më duhej të isha jo vetëm historian për ta bërë këtë, por edhe sociolog dhe estet, piktor dhe poet. Moikomi ishte të gjitha këto sëbashku. Qenia e tij jashtë një shumatore që i kishte përfituar falë një aftësie të tij. Mua si shok i tij më qëllonte që pasi lexoja faqe të librit të Moikomit, ta lija përgjysmë. besoj i ka ndodhur edhe kolegëve të tjetër. Një faqe e librit të tij shërbente si arsenal librash, aq me shumë ide ishin. Leximi i veprave të Moikomit ishin një proces nxënieje. Ndaj librat e Moikomit i lexoja në verë. Atyre nuk mund t’i afrohej gjithkush. Veprat e tij nuk mund t’i lexonte gjithkush. Ia thashë një herë Moikomit, dhe di diçka s’më tërheqin më romanet triller, por shkrimtar si Umberto Ecco. Moikomi kishte një tolerancë të çuditshme ndaj një teze.”, tha Xhufi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: