Në Romë janë duke u përgatitur për një revolucion të vërtetë në fund të sezonit. Pas Monchi e Di Francescos, të njëjtin fat pritet të ketë edhe Edin Dzeko. Menjëherë pas humbjes kundër Spal, sulmuesi boshnjak fluturojë drejtë Sarajevës për të festuar 33 vjetorin e lindjes, video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku Dzeko duket dukshëm i lumtur nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e Romës.

Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, drejtuesit e Romës nuk janë aspak të kënaqur nga rendimenti i Dzekos, vetëm 12 gola këtë sezon, plus sjellja e tij aspak korrekte në këtë periudhë, e gjithë kjo situatë ka bërë që verdhekuqtë të mos i ofrojnë një kontratë të re, aktualja skadon më 2020. Roma ka vendosur të nxjerr zyrtarisht në shitje Dzekon, por kurrsesi pa marrë fillimisht çmimin që kërkojnë, minimalisht 30 milion euro. Sulmuesi pëlqehet ende në Premier League ku disa skuadra si Everton e West Ham janë të gatshëm ta afrojnë në skuadër.

Corriere Dello Sport
Corriere Dello Sport

Vetë lojtari nuk preferon të largohet nga Italia, në skenë sipas “Corriere dello Sport”, del Inter të cilët pritet të hidhen në merkato për të gjetur një zëvendësues për Icardin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: