Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pyetur gjatë konferencës për shtyp lidhur me profilin e ri që po krijon lideri i opozitës, Lulzim Basha si një njeri familjar dhe që gatuan në shtëpi.

Rama tha fillimisht se s’do të komentojë për Bashën nga aspekti familjar.

Nga ana tjetër ai nuk kurseu ironinë duke theksuar vetëm se është për t’u admiruar një njeri që gatuan me këpucë të shtunën mbrëma.

‘’Sa i përket pyetjes për Lulin, për familjen, s’dua të bëj koment. Unë mendoj që është sinqerisht për t’u admiruar një njeri që gatuan me këpucë. Që gatuan me këpucë të shtunën mbrëma, se kjo bën diferencën.‘’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb