Është pagëzuar me emrin SF 1000 dhe do të jetë makina e re Ferrari për Botërorin 2020 të Formula 1. Skuderia italiane prezantoi njëvendëshen e re me të cilën dy pilotët e saj, Sebastian Vettel dhe Charles Leclerk do të garojnë për të zbritur nga froni i kampionit Lewis Hamilton.

Si gjithmonë, makina Ferrari do të jetë e kuqe, megjithëse me një tonalitet më të errët si homazh për Italinë siç thonë dizenjuesit. SF 1000 do të ketë ndryshime të rëndësishme në motor dhe aerodinamikë. Drejtuesit e skuderisë së Maranello, por edhe dy pilotët e Ferrarit nuk e kanë fshehur entuziazmin e tyre se kjo makinë do ta kthejë atë te titulli kampion në Formula 1.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb