TIRANE – Në kryeqytet sot funksionojnë rreth 10 linja të tranportit urban. Qytetarë të shumtë përdorin autobusin si mjetin kryesor për të shkuar në punë apo për të lëvizur nga njëri vend në tjetrin.

Duke qenë se një numër i madh njerëzish lëvizin në këtë mënyrë, shpesh kemi parë edhe autobusët firzamonikë që kanë kapacitet më të madh.

Por të tillë autobus nuk e kishim parë ndonjë herë. Gazetari Erjon Skëndaj ka siguruar pë BalkanWeb pamjet e një autobusi firzamonikë të përbërë jo nga dy siç jemi mësuar t’i shohim, por nga tre.

Autobusi është filmuar pranë qendrës në rrugën e Durrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: