SHBA

Vogëlushi Joshua Trump është ftuar në një fjalim të Donald Trump vetëm sepse ka mbiemrin e tij.

Joshua Trump, 11 vjeç, gjithmonë e tallin në shkollë për faktin sepse ai ka një mbiemër si të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për këtë motiv ai është ftuar nga Trump të martën në mbrëmje, në fjalimin e tij në Kongresin amerikan në Uashington për situatën e kombit.

Por djali, që ishte ulur pranë zonjës së parë Melania Trump, e ka zënë gjumi, duke tërhequr vëmendjen e telekamerave të gjithë botës dhe, në rrjetet sociale është bërë shumë popullor me komentin: “Ja Trumpi që mund ta zëvendësojë”.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb