TIRANE- Sali Lushaj, babai i këngëtarit të njohur të rrepit, Stresi, po merret sot në pyetje nga prokurorë të Krimeve të Rënda, lidhur me çështjen ‘Babalja’. Lushaj po dëshmon në prokurori për videon ku shfaqet Fredi Alizoti, pasi është akuzuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla si pjesë e ‘bandës së Berishës’, që ka realizuar regjistrimet. Kujtojmë se pas kësaj akuze Lushaj paditi në gjykatë Ballën.

Lushaj kërkoi dy milionë lekë të reja dëmshpërblim nga Balla. Në videon e dytë të publikuar për çështjen ‘Babalja’ deputeti i PD-së Ervin Salianji paraqiti sipas tij bisedën mes Sali Lushajt dhe Fredi Alizotit, bisedë në të cilën implikohej emri i Ballës. Kaq mjaftoi që socialisti të ‘shpërthente’ në akuza ndaj Lushajt.

Balla tha se nuk ka folur asnjëherë në telefon as me kunatin e Babales dhe as me kunatin e kreut të PD-së. “Lulzim! Po mjaft i shpërdorove Sali Anin, Sali Lushën, Sali beun etj. Nuk kam folur asnjëherë në telefon as me kunatin e Babales, as me kunatin tënd. Pyet Saliun se i kujt është ky numër 0699423771.”, shkruante Balla pak ditë më parë. Ditën e sotme Balla ka dëshmuar tek Krimet e Rënda për ‘Babalen’, ndërsa theksoi se nuk kishte pasur kurrë kontakte me Alizotin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb