Emanule Ndoj ishte një nga objektivat kryesor të Tiranës në këtë merkato vere, në fund mesfushori kuqezi vendosi të vijojë karrierën te Brescia, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij. Më në fund, Ndoji është rikthyer në kohët e tij të arta, duke bërë liderin absolut tek ekipi i Brescia. Mesfushori dhuroi një paraqitje fantastike në Kupën e Italisë, në sfidën kundër Pisa.

Realizoi një super gola nga goditja e dënimit, por për fatin e tij të keq u vlerësua si autogol nga ana e portierit, goditi edhe shtyllën me një gjuajtje fantastike. Gjithsesi, në minutën e 72-të realizoi golin e tretë për Bresica, një ndeshje që përfundoi në shifrat 1-4 duke kaluar më tej në Kupën e Italisë:

Ndoj
Ndoj

“Rrëmbeu me dhunë skenën, dy gola dhe një shtyllë, nota 8 për Ndoj, shkruajnë mediat italiane.

Pa Kristjan Asllanin, por me Bajramin dhe Ismajlin titullarë, Empoli pësoi një humbje të rëndë 1-2 përballë Spal duke larë duart me Kupën e Italisë. Dy futbollistët kuqezi zhvilluan një sfidë personale pozitive, Bajrami rezultoi lojtari më i vlerësuar në radhët e ekipit të tij, nota 6,5:

“Të gjithë aksionet e rrezikshme lindin nga këmbët e tij. Është ai lojtari më i mirë në radhët e Empolit, e kërkoi golin në çdo formë”, shkruajnë mediat italiane të cilat insistojnë se Bajrami është shumë pranë transferimit te Fiorentina.

Bajrami
Bajrami

Pa Etrit Berishën në formacion, Torino siguroi një biletë për më tej në Kupën e Italisë duke mposhtur Palermon me rezultatin e pastër 3-0.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb